75 Mall Live Search
11:47 / E Premte, 18 Korrik 2025 / k.v

Jakup Nura: Mendoj se PDK-ja do të mbështesë Fatmir Limajn për kryeparlamentar, qeverinë jo

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka deklaruar se partia e tij do të mbështeste kandidaturën e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, për kryetar të kuvendit.

Ai ka treguar se PDK-ja në asnjë mënyrë nuk do të votojë “pro” një qeverie Kurti 3.

“Mendoj se Partia Demokratike do të mbështesë Fatmir Limaj, por qeverinë Kurti assesi”, ka thënë Nura në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka deklaruar se partia në pushtet ka filluar të marrë seriozisht afat prej 30-ditësh për konstituimin e kuvendit, i cili është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Në bazë të lëvizjeve që bëhen ditë të fundit, mendoj se e kanë marrë seriozisht këtë vendimin të përcaktuar për 30-ditshin e afërm i cili është nga fundi tashmë, mendoj që e kanë akceptuar dhe janë në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje në fund, shpresoj të vendoset diçka….. Mendoj që përpjekjet për një koalicion mes LVV-së dhe NISMA-s janë në atë drejtim që ta gjejnë një modul sepse nuk iu konvenon asnjërës palë shkuarja në zgjedhje”, ka deklaruar Nura.