Kremlini mbi sanksionet e reja të BE-së: Kemi ndërtuar imunitet

Rusia ka ndërtuar një imunitet të caktuar ndaj sanksioneve perëndimore dhe është përshtatur me to, tha Kremlini të premten, pasi Bashkimi Evropian ra dakord për një paketë të 18-të sanksionesh kundër Moskës, duke përfshirë masa që synojnë industrinë e saj të naftës.
Paketa synon të ulë çmimin maksimal të G7-ës për blerjen e naftës bruto ruse në 47.6 dollarë për fuçi, thanë diplomatët për Reuters.
I pyetur në lidhje me masat e reja të BE-së, zëdhënësi i Kremlinit, i përshkroi ato si të njëanshme dhe të paligjshme, duke thënë se ato ishin në përputhje me atë që ai e quajti “qëndrim vazhdimisht anti-rus” të Evropës.
“Por në të njëjtën kohë, sigurisht, ne tashmë kemi fituar një imunitet të caktuar nga sanksionet, jemi përshtatur me jetën nën sanksione,” u tha Peskov gazetarëve, transmeton Klankosova.tv.
“Sigurisht, do të duhet të analizojmë paketën e re në mënyrë që të minimizojmë pasojat e saj. Por, përveç kësaj, çdo paketë e re sanksionesh sjell një efekt negativ për vendet që e mbështesin atë. Kjo është një armë me dy tehe,” tha Peskov.
Qeveria ruse dhe burimet tregtare minimizuan ndikimin e kufizimeve të reja, duke dyshuar se ato do të prishnin ndjeshëm tregtinë ruse të naftës.