75 Mall Live Search
15:24 / E Premte, 18 Korrik 2025 / S Z

Në Mitrovicë vazhdon puna në ndërtimin e urës

Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi ka njoftuar se sot po vazhdon armimi i shtyllave të urës dhe paralelisht po armohen e betonohen trajet.

“Sot po vazhdon armimi i shtyllave të urës dhe paralelisht po armohen e betonohen trajet. Gjithashtu kanë filluar përgatitjet për të filluar me themelet edhe të urës për këmbësorë. Me këtë dinamikë urat do të përfundohen para afatit”, ka shkruar Durmishi në Facebook.