Rama nderon me “Hyjneshën në fron” Armend Rexhepagiqin

Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, i dorëzoi mirënjohje dhe “Hyjneshën në Fron” artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e nderojë me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në fron” artistin e njohur Armend Rexhepagiqi në shenjë nderimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.
Rexhepagiqi këtë të shtunë promovon ‘Dashni e vjetër’
Një nga emrat ikonikë të skenës muzikore vendore, Armend Rexhepagiqi, këtë të shtunë, si pak herë, ngjitet në skenë për koncertin e tij.
“Dashni e vjetër” e ka quajtur Rexhepagiqi mbrëmjen muzikore që do të mbahet në Prishtinë, e cila do të jetë edhe moment promovimi i albumit të ri, po me këtë emërtim.
Krahas krijimtarisë muzikore tashmë të njohur, kantautori shqiptar do t’i japë zë edhe këngëve të reja, pikërisht nga ky album: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”, më 19 korrik te Pallati i Rinisë.
Radiotelevizioni i Kosovës është sponsori medial i ngjarjes dhe do ta transmetojë koncertin e Rexhepagiqit.
Ai është i njohur për disa nga hitet e tij muzikore si “Dashurinë ku e kam”, “Ti nuk më meriton”, “Shkel” e shumë këngë të tjera që dëgjohen prej shumë vitesh. Gjithashtu, ai mban vulën e teksteve të dhjetëra këngëtarëve shqiptarë.