75 Mall Live Search
18:46 / E Premte, 18 Korrik 2025 / MSH

Berisha dënon mbindërtimin në qendër të Prishtinës: Film i keq, zhbërje e ligjit

Më herët gjatë ditës, Sinjali shpërndau një fotografi ku shihet një mbindërtim në qendër të Prishtinës, që po zhvillohet nga punëtorë që s’kanë asnjë pajisje mbrojtëse.

Fotografinë e ka rishpërndarë avokati Besnik Berisha, qe thotë se mbindërtimin në fjalë, në sheshin “Nënë Tereza” e ka denoncuar personalisht prej vitesh.

“E megjithatë, përkundër denoncimeve publike dhe institucionale, pushtetarët e Komunës së Prishtinës kanë zgjedhur të negociojnë me uzurpatorin, e jo të mbrojnë pronën publike dhe qytetarët.

Pas këtyre “negociatave”, kush e di me çfarë kosto, sot paska nisur ndërtimi mbi një mbindërtim të paligjshëm, në mes të ditës, në sy të inspektorëve që paguhen për ta ndalur këtë. Heshtja e tyre flet. Kompromisi i tyre është i dëmshëm”, shkroi Berisha.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

Fushata të bën me i mbyll sytë. Të detyron ndoshta edhe me u korruptu. Përndryshe, nuk ka mënyrë tjetër si me u justifiku kjo heshtje dhe ky tolerim i turpshëm.

Për korrektësi: këtë mbindërtim pa leje në pronë publike, në zemër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”,  e kam denoncuar personalisht prej vitesh. Këtë e kam bërë jo vetëm për shkak të mungesës së çdo baze juridike, por sepse përbën rrezik real për sigurinë publike.

E megjithatë, përkundër denoncimeve publike dhe institucionale, pushtetarët e Komunës së Prishtinës kanë zgjedhur të negociojnë me uzurpatorin, e jo të mbrojnë pronën publike dhe qytetarët.

Pas këtyre “negociatave”, kush e di me çfarë kosto, sot paska nisur ndërtimi mbi një mbindërtim të paligjshëm, në mes të ditës, në sy të inspektorëve që paguhen për ta ndalur këtë. Heshtja e tyre flet. Kompromisi i tyre është i dëmshëm.

Film i keq. Dështim institucional. Zhbërje e ligjit. Nuk ka si quhet ndryshe.