Pas pensionimit si futbollist, Ivan Rakitic merr një pozitë të re te Hajduk Split

Me përfundimin e sezonit, Ivan Rakitic u pensionua nga futbolli aktiv.
Ish-mesfushori i Barcelonës e Sevillas, së fundi ishte pjesë e skuadrës kroate, Hajduk Split, ku edhe u pensionua, shkruan IndeksOnline.
Por 37-vjeçari nuk do të largohet nga futbolli e as nga skuadra kroate.
Rakitic ka njoftuar se tashmë do të jetë në rolin e Drejtorit Teknik te Hajduk Split.
”Jam shumë i lumtur që do vazhdoj rrugëtimin tim me Hajduk Splitin, kësaj radhe jashtë fushe, si drejtor teknik. Dëshira për të fituar dhe mësuar mbetet e njëjtë! Faleminderit klubit për besimin e dhënë.”, ka shkruar Raketic./IndeksOnline/