Manchester City në kërkim të një portieri, hedh sytë te ylli i “Championship”

Manchester City po përballet me një largim potencial në portë.
Një nga të dy portierët aktual, Ederson dhe Stefan Ortega do të largohet nga City, në kërkim të një sfide të re.
Dhe drejtuesit e klubit po veprojnë shpejt pasi që kanë hedhur sytë te ylli i Burnleyt, James Trafford.

“Qytetarët”, kanë opsionin e riblerjes për anglezin dhe synojnë që të mposhtin Neëcastle në garën për të siguruar shërbimet e tij.
Trafford, ishte një nga yjet e sezonit në “Championship”, ku bëri 45 paraqitje dhe mbajti plot 29 herë portën e paprekur duke u shpallur portieri i sezonit në ligën e dytë angleze./IndeksOnline/