75 Mall Live Search
14:12 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / Gj. Sh

Këto janë 13 kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror

Kanë mbetur një vit nga kur do të mësohet Kampioni i ri i Botës në futboll.

Pikërisht me 19 korrik të vitit 2026 mbahet finaja e Kampionatit Botëror, në qytetin e New Yorkit, i cili zhvillohet në tre vende të ndryshme, Canada, Meksikë dhe ShBA, i cili nis me 11 qershor, shkruan IndeksOnline.

Për herë të parë në histori, në Kupën e Botës do të jenë pjesëmarrëse 48 shtete.

Tashmë janë mësuar 13 kombëtaret e para të cilat kanë siguruar kualifikimin.

Pëveç Kanadas, Meksikës dhe ShBA-ve si organizatore, kualifikimin e kanë siguruar edhe Japonia, Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Korea e Veriut, Jordania, Australia, Brazili dhe Ekuadori./IndeksOnline/