75 Mall Live Search
15:24 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / A. M.

Vetura përfundon brenda qebaptores në Prizren, pamje nga vendi i aksidentit

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe është futur brenda në një qebaptore. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në një nga lagjet e frekuentuara të qytetit.

Sipas dëshmitarëve okularë, vetura dyshohet se ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe ka përfunduar brenda në ambientet e lokalit, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Video më poshtë: