De Bruyne tregon arsyet pse u bashkua me Napolin

Kevin De Bruyne u largua nga Manchester City pas 10 viteve dhe u bashku me Napolin.
Mesfushori belg ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Kampionin e Italisë, e vlefshme deri në vitin 2027, shkruan IndeksOnline.
33-vjeçari ka treguar arsyet që e kanë bërë të luaj te Napoli.
“Vendosa të bashkohem me Napolin pasi projekti këtu është ambicioz, mund të ndiej se klubi po përparon me shpejtësi. Euforia ime ishte e qartë kur Napoli më prezantoi projektin dhe vizionin e tyre. Ndihem se këtu mund të jemi konkurrues, kjo është ajo që doja.”, ka deklaruar De Bruyne.
De Bruyne bëri 422 paraqitje për Cityn, duke shënuar 108 gola dhe duke dhënë 170 asiste.
Ai fitoi gjashtë tituj të Premier League, pesë Kupa të Ligës dhe dy Kupa FA, si dhe fitoni Ligën e Kampionëvesë bashku me Superkupën UEFA dhe Kupën e Botës për Klube./IndeksOnline/