75 Mall Live Search
16:53 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / G T

Juljan Shehu e nis me eurogol sezonin e ri në Poloni, nuk pati minuta për Gallapenin

Skuadra e Widzew Lodz e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit të Polonisë.

Lodz mposhti minimalisht 1:0 kundërshtarin, Zaglebia, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori “kuqezi” Juljan Shehu.

Shehu shënoi një supergol nga distanca në minutën e 40’të.

Minuta nuk pati për Dion Gallapenin, ish-lojtarin e Prishtinës, por pati për mesfushorin tjetër shqiptar, Lindon Selahi./Indeksonline/