75 Mall Live Search
17:31 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / G T

Interesante! Për herë të pestë në karrierë, Bujar Idrizi rikthehet dhe nënshkruan kontratë me Llapin

Skuadra e Llapit ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Ekipi i Superligës së Kosovës ka ritkhyer Bujar Idrizin, shkruan Indeksonline

Kjo është hera e pestë që Idrizi ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Podujeva.

Ai së fundmi ishte pjesë e klubit Kosova D’dorf në Gjermani, ku qëndroi dy sezone.

Herën e parë që 33-vjeçari kishte firmosur me Llapin ishte viti 2013 nga Hysi. Pastaj në vitin 2017 nga Trepça ’89, në vitin 2018 nga Kukësi, në vitin 2021 nga Prishtina./Indeksonline/