KFOR-i shqiptar stërvitet në Pejë

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e KFOR-it, në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W), në Pejë po vazhdojnë të kryejnë stërvitje.
Në një postim në Facebook thuhet se Shqipëria është krah për krah me partnerët, gjithmonë të përgatitur për çdo sfidë.
“Efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W), vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në përmbushjen e detyrave operacionale, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s”.
“Stërvitja HELI MEDEVAC, e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror, ishte një tjetër dëshmi e gatishmërisë dhe disiplinës së trupës sonë”, thuhet në njoftim.