I konfiskohet arma një personi që gjuajti në aheng familjar

Policia e Kosovës e ka konfiskuar një armë zjarri pasi e njëjta është përdorur gjatë një ahengu familjar në Malishevë të epërme të Gjilanit. Rasti ka ndodhur të shtunën, më 19 korrik, rreth orës 23:00.
“Raportohet se i dyshuari m/k gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari konfiskuar armën e zjarri Ekol Special me një karikator dhe 7 fishek dhe dy gëzhoja”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregull.