75 Mall Live Search
12:03 / E Diele, 20 Korrik 2025 / L A

Mësohet data se kur do të prezantohet Rashford te Barcelona

Marcus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.

Kalimi i Rashford në “Camp Nou” shihet si një hap i madh për të dy palët, sidomos për lojtarin që kërkon një fillim të ri pas një sezoni të vështirë me “Djajtë e Kuq”.

Sipas gazetës katalunase Sport, drejtuesit e klubit katalanas planifikojnë ta prezantojnë Rashfordin si yllin e madh të merkatos verore më 22 ose 23 korrik.

Sezonin që lamë pas, Rashford kishte zhvilluar 41 ndeshje, ku kishte shënuar 11 gola dhe 9 asistime për Manchester Unitedin si dhe për Aston Villën./IndeksOnline/