Xavi Simons angazhon agjentin e tij të nisë bisedimet me Chelsean

Chelsea ka marrë një avantazh të rëndësishëm në garën për të transferuar Xavi Simons, i cili synon të largohet nga RB Leipzig pas dështimit të klubit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Londinezët janë lidhur së fundmi me disa emra për repartin ofensivë ku mes profileve të përmendura janë Morgan Rogers, Mohammed Kudus dhe Eberechi Eze, të gjithë lojtarë të aftë për të mbuluar disa pozicione. Tani, edhe emri i Xavi Simons është shtuar në këtë listë.
Simons është cilësuar si një nga talentet më të mëdhenj në Bundesligë dhe është tashmë pjesë e rregullt e ekipit kombëtar të Holandës. Ai thuhet se dëshiron të largohet nga Leipzig pas sezonit të dobët të skuadrës, që përfundoi në vendin e shtatë.
Edhe pse Simons iu bashkua Leipzigut në mënyrë të përhershme vetëm në janar, ai tashmë po kërkon largimin, me Leipzigun që kërkon rreth 80 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa lojtari duket se ka zgjedhur Ligën Premier si destinacionin e preferuar.
Simons, sezonin që lamë pas bëri 33 paraqitje me Leipzigun ku shënoi 11 gola dhe 8 asistime.