75 Mall Live Search
16:19 / E Diele, 20 Korrik 2025 / Gj. Sh

Ja sa po presin mërgimtarët në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba.

Bazuar në përditësimin e fundit të të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 15 minuta ka edhe në Han të Elezit, Jarinje e Merdarë.

Pikat tjera kufitare nuk kanë dhe aq fluks të shtuar të pritjeve.