75 Mall Live Search
18:50 / E Diele, 20 Korrik 2025 / Burim

Vdekja e një personi në Klinë, policia nis hetimet

Një person ka humbur jetën sot në Klinë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se policia është informuar së pari për një zjarr, dhe pak para se të arrijnë në vend të ngjarjes janë njoftuar se në atë vend gjendet edhe një person i shtrirë.

“Në ora 11:35 minuta kemi marrë një njoftim për një zjarr. Pas dy apo tre minutash policia sërish është njoftuar se kanë hasur në një person të shtirë në atë vend. I njëjti person është dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare, pastaj edhe në Spitalin Rajonal ku është konfirmuar vdekja e tij”, tha për IndeksOnline Gashi.

Sipas tij, me vendim të prokurorit është vendosur që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ai ka shtuar se rasti po hetohet nga ana e policisë.  /IndeksOnline/