Ujësjellësi “Prishtina” edhe sot vazhdon me aksione për lidhjet ilegale të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar me aksione për të identifikuar lidhjet ilegale në këtë rajon.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të gjitha rastet e lidhjeve ilegale, si forma më e rëndë e vjedhjes së ujit do procedohen në gjykatë kompetente.
“Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vjedhja e ujit është vepër penale dhe mund të dënohet me burg deri në 3 vjet. Aksioni po vazhdon edhe në këto momente”, thuhet në njoftim.
Inspektimet sot u realizuan në Bardhosh, Bërnicë dhe Arbëri.
Pos këtyre, një rast tjetër ishte edhe në Hajvali.