75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / Z S

Humbin jetën dy punëtorë ndërtimi në Gjakovë

Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi sipas informacioneve të para.

Kjo është bërë e ditur nga mediumi lokal TV Syri.

Menjëherë pas aksidentit ata janë dërguar në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë në emergjencë, por përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, fatkeqësisht nuk kanë arritur t’u mbijetonin plagëve të marra.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Indeksonline/