75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / LB

Uran Ismaili me ftesë për qytetarët, prezanton të mërkurën zgjidhjet për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të prezantojë vizionin dhe zgjidhjet konkrete për kryeqytetin në Sheshin “Adem Jashari”.

Ismaili përmes një video në Facebook, ka ftuar qytetarët ta ndjekin nga afër prezantimin e programit të tij.

“Merre shokun, shoqen, familjen, e hajdeni bashkë”, ka shkruar Ismaili.