75 Mall Live Search
20:51 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / Gj. Sh

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po bënte plazh te Shkëmbi i Kavajës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Shqiptare, ku thuhet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det.

”Durrës/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.”