Haradinaj: Angazhimi i presidentes e ndryshon gjendjen, Kushtetuesja s’mund t’i ikë tash çka pas 30 ditëshit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ngërçin, ku përfshihet edhe kërkesa për masë të përkohshme ndaj afatit të caktuar për konstituim.
Sipas Haradinajt, kërkesa e Osmanit e ndryshon gjendjen.
“Ajo që ndodhi me angazhimin e presidentes tani, e ndryshon gjendjen. Ekziston mundësia e ngrirjes së afatit. Na mbesin pak ditë në mënyrë që të gjeturat e reja të afatit. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyrum të vijmë se e kemi përgjegjëis, por gjendja nuk siç e shihni nuk është e mirë”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai e ka vlerësuar angazhimin e presidentes si të nevojshëm, teksa tha se kërkesa për masë të përkohshme ua shpëton disa ditë të afatit 30 ditor që ka caktuar Kushtetuesja për konstituim.