Erik Menendez diagnostikohet me gjendje shëndetësore serioze

Erik Menendez është diagnostikuar me një “gjendje shëndetësore serioze”, tha avokati i tij për mediat amerikane.
Lajmi vjen para se ai dhe vëllai, Lyle, të paraqiten për lirim me kusht pas dekadash në burg për vrasjen e prindërve të tyre, raporton BBC.
Avokati nuk dha detaje të tjera, por disa media raportojnë për një problem me veshkat, pa konfirmim zyrtar.
Të premten, Menendez u transferua nga burgu në San Diego në një qendër mjekësore jashtë burgut. Autoritetet thanë se ai ishte në “gjendje të mirë”.
Vëllezërit, në burg që 35 vjet, u dënuan në maj me 50 vjet deri në jetë, më parë kishin dënim të përjetshëm pa mundësi lirimi, raporton KosovaPress.
Një gjykatës në Los Anxhelos vendosi se ata nuk paraqesin “rrezik të pamatur” dhe se kanë bërë mjaft për ndryshim dënimi, duke i hapur rrugë për lirim me kusht.
Avokati Mark Geragos kërkoi lirimin e përkohshëm me kusht për shëndetin e Erikut, që ai të përgatitet për seancën e 21 gushtit.
Ata kanë pretenduar se vrasjet ishin në vetëmbrojtje, ndërsa prokurorët thanë se vranë prindërit për përfitime financiare.