75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / FR

AAK-ja sot pritet të zbulojë kandidatin për kryetar të Lipjanit, emër i njohur për qytetin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të bëjë publik emrin e kandidatit për kryetar të Komunës së Lipjanit, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Burime brenda Aleancës… bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një figurë të njohur në qytet dhe me angazhim të dëshmuar në jetën publike, por zyrtarizimi i kandidaturës pritet të ndodhë sot.

Aleanca… ka paralajmëruar një garë serioze dhe të përqendruar në çështjet lokale, me synim ofrimin e një alternative të fuqishme për qytetarët e Lipjanit.