75 Mall Live Search
13:20 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / mp

Haradinaj, zyrtarizon kandidatët për Lipjanin dhe Shtimen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezentuar kandidatët për kryetar të Komunës së Lipjanit dhe të Shtimes.

Bashkim Budakova është kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, në Shtime, ka nominuar kandidatin Ramë Bislimi,

“Aleanca ka nominuar z. Bashkim Budakova si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, një profesionist me përvojë të gjatë në arsim dhe përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Bashkimi njihet si njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik.

Ai përfaqëson modelin e udhëheqësit të përkushtuar, me vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit dhe me gatishmëri për të ndërtuar një qeverisje të ndershme dhe përgjegjëse.

Në Shtime, kandidati i Aleancës… është z. Ramë Bislimi, një figurë e respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership të natyrshëm. Ramë Bislimi gëzon besimin e komunitetit dhe sjell me vete një përvojë të pasur dhe një përkushtim të palëkundur për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe qeverisje transparente.

Ai është garanci për një Shtime më të mirë, më të drejtë dhe më të organizuar. Me këto dy kandidatura të fuqishme, Aleanca përmbyll nominimet në komuna, duke dëshmuar edhe njëherë vlerat që e udhëheqin; ndershmërinë, profesionalizmin dhe besimin në qytetarin”, ka shkruar Haradinaj.