75 Mall Live Search
14:19 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / AR

Ulqini – Për çdo xhep dhe për të gjitha moshat

Gjithçka që kërkon dhe dëshiron një turist apo vizitor në Ulqin, mund ta gjejë. Ky qytet, me 33 kilometra vijë bregdetare – plazhe ranore por edhe gurore, ofron përvoja të larmishme për të gjithë dhe për çdo xhep. Ulqini është destinacion ideal si për të rinjtë që kërkojnë argëtim dhe pushime aktive, ashtu edhe për familjet që dëshirojnë qetësi dhe relaks.

Ndoshta si askund tjetër në rajonin tonë, me mikpritjen dhe dashamirësinë që e karakterizon, këtu ende vlen parimi i njohur – vlerë për para.

Edhe pse çmimet e shërbimeve janë rritur në përgjithësi, ky qytet mbetet ende më i liri në rivierën e Malit te Zi. Në plazhin e Madh të bukur , çmimet e çadrave variojnë nga 10 deri në 25 euro.

Respektohet rregulli ligjor që gjysma e plazheve me qira duhet të jetë falas për përdorim të lirë, kështu që nëse dëshironi, mund të vendosni pa pagesë çadrën dhe peshqirin tuaj – pa paguar asnjë cent!

Gjatë këtij sezoni, çmimet e akomodimit në rivierën e Ulqinit pothuajse nuk janë rritur. Të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet këtu, kanë në dispozicion një përzgjedhje të gjerë. Për shembull, në akomodimet private mund të flini për vetëm 10 euro, ndërsa në objekte më luksoze, çmimet mund të jenë deri në 15 herë më të larta. Në apartamente moderne dhe të mirëmbajtura, çmimi mesatar është rreth 35 euro. Gjithçka varet nga dëshira dhe mundësitë e turistëve dhe vizitorëve.

Ulqini ofron bukuri natyrore unike, dy qytete të vjetra – Kalan dhe Shasin, kuzhinë autentike lokale, çmime të përballueshme dhe siguri për vizitorët.

Kultura dhe traditat e ndryshme bashkëjetojnë prej shekujsh në harmoni në këtë qytet – duke e bërë Ulqinin një vend të hapur dhe mikpritës për të gjithë.

Historikisht, Ulqini ka qenë një strehë për mbretër dhe mbretëresha, dhe vazhdon të jetë një nga qytetet më të vjetra dhe më interesante të Adriatikut – një vend me shpirt, ku vizitorët kthehen gjithmonë me kënaqësi.

Banorët e tij jetojnë nga turizmi dhe për turizmin.

Ulqini është gjithmonë zgjedhja e duhur – për pushime që mbahen mend!