75 Mall Live Search
15:48 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / LB

Haziri për presidenten Osmani: Ka zgjedhë mos më i mbajtë duart e lidhura

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se i vetmi përfaqësues i popullit që bartë sovranitet dhe legjitimitet është deputeti, respektivisht Kuvendi si institucion.

Çdo kush tjetër që, sipas tij, ndërhyn në çfarëdo forme tjetër me ndihmu ose me lehtësu procesin në kuadër të kompetencave është normale. Çdo kush që ka tendencë me ba presion ose shantazh politik për me konstitu këtë legjislaturë është jashtë mandatit kushtetues.”, thotë Haziri.

Më tutje, ai thotë se presidentja Vjosa Osmani ka vendos mos me i mbajtë duart e lidhura, kur e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese, çështjen e bllokadës në Kuvend.

“Tani presidentja Osmani është parë si autoritet me duar të lidhura nga ne disa, dhe nga disa të tjerët është parë si notere e Albin Kurtit. Krejt situatën e ka përcjellë para dhe pas zgjedhjeve prej pozicionit të presidentes të Republikës dhe është natyrisht dërgimi në gjykatë krejt në fund që ajo ka zgjedhë mos me vazhdu me i mbajtë duart e lidhura. Kjo ësht çështje e saj. Gjykata Kushtetuese nuk besoj që i jep kompetenca kushtetuese”, ka thënë Haziri.

Në kërkesen e saj, e para e vendit ka kërkuar që të vendoset masë e përkohshme në mënyrë që të mos rrjedhë afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Ky afat përfudon më 26 korrik, deri atëherë është planifikuar mbajtja edhe e një seancë më pikën e vetme zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.