75 Mall Live Search
20:24 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / H F

Donald Trump Jr., personi i parë që reagon për vdekjen e Hulk Hogan

Bota e sportit ka humbur një legjendë. Hulk Hogan, ikonë e WWE-së dhe një figurë shumëdimensionale në kulturën amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, transmeton IndeksOnline.

Lajmi ka prekur miliona fansa anembanë botës. Donald Trump Jr. ishte ndër të parët që reagoi, duke postuar në platformën X një mesazh të shkurtër.

“U prehtë në paqe”, i shoqëruar me një foto të përbashkët me Hogan, realizuar në Konventën Republikane të vitit 2024.

Përveç karrierës në ring, Hogan ishte aktiv edhe në politikë, duke mbështetur publikisht fushatën e Donald Trump në vitet e fundit./Indeksonline/