75 Mall Live Search
21:16 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / Z S

Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma

Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidate për kryetare të Prizrenit nga NISMA Socialdemokrate.

Kështu ka njoftuar Fatmir Limaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Limajt, Albulena Balaj-Halimaj është një grua e jashtëzakonshme, e cila është e gatshme t’ia kushtojë gjithë qenien e saj Prizrenit.

Postimi i plotë:

Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga NISMA Socialdemokrate!

Albulena Balaj-Halimaj është një grua e jashtëzakonshme, e cila është e gatshme t’ia kushtojë gjithë qenien e saj Prizrenit.

NISMA Socialdemokrate është e bindur se, si një nënë e mrekullueshme, një grua e guximshme dhe me përvojën e saj në nivel shtetëror si zëvendëskryeministre, deputete dhe në role të tjera me përgjegjësi të lartë Albulena ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri.

Tani, më shumë se kurrë, Prizreni ka nevojë për një udhëheqëse që e njeh shtetin, që ka përvojë konkrete dhe që punon për qytetarët. Prandaj, NISMA zyrtarizon sot kandidaturën e saj për kryetare, si garanci për zhvillim, angazhim dhe profesionalizëm në Prizren.

May be an image of 6 people

Albulena Balaj-Halimaj është alternativa e vetme që garanton ndryshim, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz për qytetin e Prizrenit./Indeksonline/