75 Mall Live Search
08:50 / E Premte, 25 Korrik 2025 / Z S

Arrestohet një person i dyshuar për të shtëna me armë në një aheng

Në orët e mbrëmjes së datës 24 korrik 2025, në stacionin policor – Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

Me t’pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe pesë fishekë.

May be an image of text

Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar S. B, 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale: ’’Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”./Indeksonline/