75 Mall Live Search
08:59 / E Premte, 25 Korrik 2025 / Z S

Krasniqi: S’ka diçka konkrete nga bisedimet me LVV-në, ne jemi konstruktivë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate Arbëreshë Krasniqi ka thënë se nuk ka diçka konkrete në bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për një marrëveshje politike me Vetëvendosjen.

Ajo ka thënë se si parti janë konstruktivë dhe kanë qëndrimet e tyre duke theksuar se marrëveshja mund të arrihet nëse Nismës i takon posti i kryeparlamentarit.

“Nuk ka diçka konteste në pjesën e diskutimeve që janë zhvilluar me LVV-në. Nuk ka diçka konkrete sa i përket marrëveshjeve politike apo ndonjë koalicioni të mundshëm me LVV-në”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Krasniqi ka thënë se Vetëvendosje nuk po e jep maksimumin për krijimin e institucioneve

Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosujr masë të përkohshme për seancën konstituive ka thënë se duhet zgjojë interesim te të gjitha subjektet politike për t’i pasur institucionet.

Të premten do të mbahet përpjekja e radhës për konstituimin e kuvendit, kur afati 30-ditor i dhënë nga Gjykata Kushtetuese po shkon drejt fundit./Indeksonline/