75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 25 Korrik 2025 / H F

Xavi aplikoi për të marrë drejtimin e Indisë, por refuzohet për këtë arsye

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka aplikuar për postin e trajnerit të Kombëtares së Indisë, por kërkesa e tij është refuzuar nga Komiteti Teknik i Federatës së Futbollit të Indisë, për shkak të kërkesave të larta financiare.

Sipas Times of India, nga 170 aplikime të shqyrtuara, në garë kanë mbetur tre emra: Khalid Jamil, Stephen Constantine dhe Stefan Tarkovic.

Xavi, i cili më parë ka drejtuar edhe Al-Sadd në Katar, u shkarkua nga Barcelona në vitin 2024 pas një sezoni pa trofe.