Haradinaj: Vendimi i Kushtetues tregon se jemi në një situatë dinamike, zgjedhjet e reja – opsioni i fundit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i Kushtetueses për masë të përkohshme pas 26 korrikut, jep shpresë se do të ketë zhvillime të reja në këtë drejtim, ose edhe një vendim final të gjykatës për ngërçin në kuvend.
“Kjo masa e përkohshme është për dy javë, na jep shpresë që do të ketë zhvillime të reja ose vendim të ri të gjykatës me një masë finale. Kjo është e mira e kësaj. Është e mundshme, kjo është spekulim prej meje, por është e mundshme që gjykata e ka paraparë që kaq kohë i duhet deri në një zhvillim të ri. I bie që jemi në një periudhë më dinamike. Ne kemi ardhë çdoherë me shpresë që do të kemi një lëvizje nga ata që po e mbajnë peng Kuvendin, i kemi dhënë edhe ndihmë që t’ia japim votat për një kandidat përbashkues, pa asnjë kalkulim politik, që të kthehet votimi u hapur. Është një situatë e rëndë edhe me zotëriun Dehari, a po e menaxhon shumë keq seancën”, tha Haradinaj para mediave.