75 Mall Live Search
12:31 / E Premte, 25 Korrik 2025 / H F

Haziri: Kemi mbet me u sjell si kujdestarë të republikës

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë po sillen si kujdestarë të republikës.

Në adresimin e tij para deputeteve të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, që po qëndrojnë në sallë edhe pasi Dehari ka ndërpre seancën, ka kritikuar sjelljen e VV-së.

“I nderur kryetar Abdixhiku, kryetar Krasniqi nga radha tjetër, të nderuar kolegë deputetë, jemi mbetur me u sjell si kujdestarë të republikës. Dhe qëndrimi me e mbrojt këtë republikë nuk do të thotë se na pamundëson ose na lidh neve në humbjen e qëllimit tonë”, ka thënë Haziri.