Kamboxhia bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm me Tajlandën

Kamboxhia ka bërë thirrje për armëpushim “të menjëhershëm” me Tajlandën, pasi në të dy vendet janë vrarë dhjetëra njerëz, përfshirë civilë, në përleshjet e vazhdueshme kufitare.
Ambasadori i Kamboxhias në OKB, Chhea Keo, tha se vendi i tij kërkoi një armëpushim “pa kushte”, duke shtuar se Phnom Penh gjithashtu dëshironte një “zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes”, shkruan BBC.
Tailanda nuk ka komentuar publikisht mbi propozimin, ndërsa ka refuzuar ndërmjetësimin e një pale të tretë. Më parë shpalli ligj ushtarak në tetë rrethe që kufizohen me Kamboxhian.
Të paktën 32 persona – ushtarë dhe civilë – janë vrarë dhe gati 200,000 të tjerë janë zhvendosur në dy vendet e Azisë Juglindore.