75 Mall Live Search
08:51 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Aksident në Prizren: Lëndohet rëndë një person pasi u përplas me trotinet në derën e një veture

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 12:46, viktima, një mashkull kosovar, ishte duke lëvizur me trotinet kur është përplasur me derën e një veture të ndalur, të cilën në atë moment e kishte hapur një pasagjer.

Si pasojë e përplasjes, viktima është lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari, pasagjeri i veturës është arrestuar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren  25.07.2025 – 12:46. Një person mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke lëvizur me trotinet dhe është ndeshur në derën e një veture që ishte e ndalur, të cilën e kishte hapur i dyshuari mashkull kosovar,  që ishte pasagjer në veturë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton PK.