75 Mall Live Search
09:07 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Ferizaj: Katër persona e sulmojnë një tjetër me mjete të forta e thikë, dy të arrestuar

Një person, derisa ishte në krye të punës si sigurim në një kafiteri, ka pësuar lëndime të rënda pasi katër të dyshuar e sulmuan atë me mjete të forta e më pas edhe me thikë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, derisa dy prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë sipas policisë, janë ende në arrati.

Sakaq viktima ëshë trajtuar fillimisht në Qendrën Emergjente Ferizaj, por për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se së bashku me dy të dyshuar tjerë që gjenden në arrati e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka qenë duke punuar në një kafiteri si sigurim fizik. Si pasojë e sulmit viktima fillimisht ka marr ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente Ferizaj, pastaj  për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.