75 Mall Live Search
10:06 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Kurti bëri homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëta pranë varrit të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, Bacës Adem, në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

Gazetar e shkrimtar, veprimtar e intelektual, i përndjekur dhe i burgosur politik, i lauruar për paqe, përfaqësues politik i luftëtarëve të lirisë, mendimtar dhe kritik, Adem Demaçi ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare. Ai ishte personalitet unik, në veprimin dhe me gjuhën e tij, në vetëmohimin për të tjerët.

Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit!