75 Mall Live Search
10:51 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / L A

Flet Eddie Howe për situatën e Isak

Alexander Isak mund të largohet nga Newcastle United.

Suedezi, nuk ishte udhëtuar me skuadrën në turneun parasezonal si dhe u raportua se vetë suedezi i kishte kumtuar drejtuesve të “Laraskave”, për largimin e tij.

Isak, po lidhet me një lëvizje drejt kampionëve në fuqi të Anglisë, Liverpool.

Rreth situatës së sulmuesit, foli edhe trajneri i tij, Eddie Hoëe.

“Nuk ka bisedime për kontratë me Alexander Isak. Kjo do të jetë për një datë të mëvonshme potencialisht. Ka gjëra që po ndodhin prapa skenave. Çfarëdo që të ndodhë duhet të jetë për të mirën e klubit dhe shpresoj që Isak të qëndrojë”, u shpreh Howe.

Isak, sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të mirë të Neëcastle, ku shënoi 27 gola në 42 paraqitje dhe ka arritur të fitojë një trofe, atë të Carabao Cup./IndeksOnline/