75 Mall Live Search
13:08 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Aksion antidrogë në Pejë: Sekuestrohen rreth 3 kg substancë narkotike, para “cash” dhe armë zjarri

Njësiti anti-drogë ka zhvilluar një aksion mbrëmë në Pejë.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ku bëri të ditur se njësiti anti-drogë ka arrestuar një të dyshuar, të cilit i janë gjetur rreth 3 kilogram drogë, armë zjarri e para të gatshme.

 “Janë kapur rreth 3 kilogram drogë, armë të zjarrit dhe mjete të tjera, para cash, dhe është arrestuar një person”, ka treguar Nikçi.

Ai ka thënë se sot Prokurori do të kërkojë masën e paraburgimit për të dyshuarin e arrestuar.

“Sot do të parashtrohet kërkesa për paraburgim”, ka deklaruar ai.