75 Mall Live Search
13:58 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Qytetari përballet me Fitore Pacollin para Kuvendit: Për hajne, e ki me dokument

Para fillimit të seancës së 53-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, një qytetar u përball me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke e akuzuar për hajni.

Qytetari mbante disa dokumente me vete, për të cilat pretendonte se përmbanin prova që, sipas tij, dëshmonin përfshirjen e Pacollit në veprime të paligjshme.

“Hajninë e ke të dokumentuar. Nuk po të kërcënoj, por e ke me fakte”, i tha ai deputetes.

Në përgjigje, Pacolli i kërkoi qytetarit që, nëse ka prova, t’i paraqesë ato para institucioneve përkatëse të drejtësisë.

“Nëse ke diçka konkrete, shko te organet kompetente. Kurdo që do, ballafaqohemi me drejtësinë”, u shpreh ajo.

Më poshtë mund të shihni videon./IndeksOnline/