75 Mall Live Search
14:16 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Abelard Tahiri në aksion politik – takime me Abdixhikun dhe Haradinajn para seancës

Në prag të seancës së 53-të të Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është parë duke zhvilluar biseda të ndara me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lëvizjet politike mes partive opozitare po zhvillohen në një kohë kur skena parlamentare po përgatitet për diskutime të rëndësishme.

Nuk dihet ende nëse takimet kishin karakter koordinues, por prania e përbashkët sugjeron intensifikim të bashkëpunimit opozitar.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/