75 Mall Live Search
14:30 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Një minutë heshtje në Kuvendin e Kosovës për policët e rënë, Lista Serbe nuk qëndron në sallë

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje në nderim të policëve të rënë në detyrë.

Megjithatë, gjatë këtij momenti solemn, deputetët e Listës Serbe nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit, gjë që u vu re nga të pranishmit dhe u interpretua si mungesë respekti ndaj sakrificës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Deputetët e tjerë u ngritën në këmbë dhe nderuan me një minutë heshtje policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës, duke e cilësuar këtë si një akt respekti për shërbimin dhe flijimin e tyre për vendin.

Më poshtë mund të shihni pamjet.