Dedikim, lule e lot! Leao i shënon Liverpoolit dhe goli është për Diogo Jotën

Homazhe për Diogo Jotën në miqësoren mes Liverpoolit dhe Milanit në Hong Kong.
Liverpooli dhe Milani barazuan 1-1 në pjesën e parë të miqësores që u zhvillua në stadiumin “Kai Tak Sports Park” në Hong Kong. Sfida pa një stadium të tejmbushur, me tifozët aziatikë që i kushtuan një dedikim të veçantë Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpool që u nda nga jeta më 3 korrik së bashku me të vëllanë, Andre (25 vjeç), pas një aksidenti me makinë në Spanjë.
Rafael Leao | Liverpool 0-1 Milanpic.twitter.com/ZDDyRL4gAK
— Goals Xtra (@GoalsXtra) July 26, 2025
Përpara ndeshjes kishte këngë dhe lot për Jotën, dedikime me koreografi e lule nga legjendat e Liverpool. Homazhe edhe nga ana e Milanit, me Leaon që pasi shënoi për të tijtë në minutën e 10-të, u kthye nga kurora me lule në nderim të Jotës dhe bëri numrin 20-të me duar, si shenjë homazhi. Në minutën e 20-të i gjithë stadiumi duartrokiti për Jotën.
Ndërkohë që Liverpool u kujdes që në fanellë të gjithë lojtarët të kishin të stampuar numrin 20-të në gjoks, i cili do jetë gjithmonë i Diogo Jotës, me Liverpool që e hoqi nga qarkullimi.