75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Jehona Lushaku – Sadriu bën thirrje që të mos shkelet Kushtetuta

Jehona Lushaku – Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës nga foltorja e Kuvendit të Kosovës bëri thirrje që sot në afatin e fundit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese ta kenë mundësinë që të votojnë për propozimin për kryetar të Kuvendit.

“Në emër të LDK-së kemi vetëm një kërkesë të vetme, që sot në afatin e fundit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese të kemi mundësinë të votojmë për propozimin për kryetar të Kuvendit”, tha ajo.

Ajo bëri thirrje të mos shkelet Kushtetuta dhe të kthehen në rendin e ditës.