A po iu besoni syve? Shikoni se kë e zyrtarizoi Arsenali

Tashmë edhe zyrtarisht, Viktor Gyokeres është lojtari më i ri i Arsenalit.
Kjo u bë publike nga vet klubi anglez përmes postimeve në rrjetet sociale.
Gyokeres paraprakisht i kreu testet mjekësore, teksa sot gjatë ditës edhe nënshkroi kontratën.
Sulmuesi 27-vjeçar vjen nga Sporting Lisbon, ku shënoi një shifër të pabesueshme prej 97 golash në 102 paraqitje.
Ai gjithashtu ka shkëlqyer në nivel ndërkombëtar, duke shënuar 12 gola në 17 paraqitjet e tij të fundit për Suedinë.