75 Mall Live Search
21:07 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / MSH

Zjarret në kryeqytet, Komuna tregon zonat ku ka intervenime

Komuna e Prishtinës ka deklaruar se kryeqyteti po përballet me një situatë alarmante, si pasojë e zjarreve dhe erërave të forta.

“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, është aktualisht në terren dhe po intervenon në 8 lokacione të ndryshme për shkak të shpërthimeve të zjarreve, ku janë të angazhuar 40 zjarrfikës në operacion” thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se aktualisht po ndërhyhet në rrugën “C”, pranë “Maxi 24”, në Panari, te Kosova B, në Rimanishtë, Trudë, Milloshevë, Llukar e Bardhosh.

“Jemi duke bërë maksimumin për t’u përgjigjur në kohë reale në të gjitha rastet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Ju lutemi për bashkëpunim dhe mirëkuptim. Shmangni lëvizjet në afërsi të zonave të prekura dhe raportoni çdo rast emergjent në numrat: 0800 122 33 dhe 0800 122 44” thuhet në njoftim.