E turpshme, futbollisti i Watfordit ofendon tifozët e Chelseat (Foto/Video)
Skuadra e Watfordit ka kaluar në epërsi kundër Chelseat me rezultat 1 me 0.
Golin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 42’të e shënoi sulmuesi dhe kapitenit, Troy Deeney, shkruan IndeksOnline.
Por, gjatë festës, sulmuesi anglez ka bërë diçka të turpshme. Ai iu është drejtuar tifozëve të Chelseat me gishtin e mesëm.
Kjo sigurisht se do t’i kushtoj shtrenjtë futbollistit 29-vjeçar, pasi Federata Angleze njihet për reagimet e shpejta nëse në pyetje janë tifozët.
Kujtojmë se ana e Antonio Contes është me një futbollist më pak në fushë, pasi Bakayoko u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30’të./IndeksOnline/