75 Mall Live Search
22:35 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / Gj. Sh

Nis seanca e 54-të konstituive, e fundit para përfundimit të afatit kushtetues

Ka nisur seanca e 54-të konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kjo do të jetë seanca e fundit përpara përfundimit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese se kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.

Përpara nisjes, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje po i bën presion deputetëve të pakicave joserbe për ta votuar Albulena Haxhiun si kryetare.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se do të ketë votë pro për Haxhiun vetëm në rast se procesi i votimit kthehet në atë të hapur.

Kurse, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, e konfirmoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Limaj u shpreh se Osmanit ia konfirmoi se nuk kanë marrëveshje me asnjë parti tash e tre muaj.